Shkolla

Pak histori....



Shkolla e parë shqipe e çelur zyrtarisht, më 2 gusht 1908, sot shkolla “Naim Frashëri”, përfaqëson për Elbasanin, vazhdimin e një tradite të gjatë, si dhe përpjekjet e sakrificat e popullit atdhetar dhe arsimdashës elbasanas.
Veprimtarinë e saj shkolla e nisi me 4 mësues dhe 50 nxënës, numër i cili erdhi duke u shtuar dhe duke e kthyer shkollën nënjë vatër të rëndësishme që grumbulloi rreth vetes atdhetarë të zjarrtë, të cilët kanë dhënë një ndihmesë të çmuar në lëvizjen e popullit tonë për liri, pavarësi, arsim e kulturë kombëtare.
Shkolla u çel nga Fejzullah Guranjaku, në një godinë të vogël e të vjetër, ngjitur me shtëpinë e Sejdinit, ku qëndroi fare pak kohë dhe kaloi në shtëpinë e Sejdinit. Në këtë shtëpi qëndroi afro një vit. 
Kjo godinë tashmë ka hyrë në historikun e arsimit të Elbasanit, si godina ku u çel shkolla e parë shqipe.
Mësuesit që kanë punuar vitet e para që nga çelja e saj kanë qenë:
Fejzullah Guranjaku             1908
Hysen Ceka                        1908
Myrteza Karadaku              1908
Haxhi Myslymi                    1908
Simon Shuteriqi                   1909
Petër Dodbiba                    1909
Jovan Dimitrsku                  1912
Ahmet Gashi                       1912
Mustafa Curri                      1912
Ibrahim Shehguma               1913
Ibrahim Shingjergji               1913
Ibrahim Tajari                      1913
Filip Leci                             1913
Pertef Pogoni                      1915

Më pas shkolla kaloi në shtëpinë e Hashim Hakanit, në lagjen “Bobolle” dhe pastaj në një godinë të vogël pranë xhamisë “Sulejmanie”, derisa në vitin 1910 u vendos për 57 vjet rresht, në godinën pranë murit të kalasë.
 Në vitin 1967 ajo kaloi në godinën ku sot është shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri”.



No comments:

Post a Comment